Bllokimi i librave në Luginë, Kosova vendos reciprocitet ndaj Serbisë
Lokale

Bllokimi i librave në Luginë, Kosova vendos reciprocitet ndaj Serbisë

12.Oct.2015 12:00
0
Bllokimi i librave në gjuhën shqipe për nxënëst shqiptarë të shkollave fillore të Luginës nga Serbia, ka shtyrë palën kosovare që të vënë masa reciprociteti në prurjen e librave në gjuhen serbe në Kosovë.

Çështja e librave ishte trajtuar edhe në Bruksel nga pala serbe dhe ajo kosovare me ndërmjetësimin e Brukselit dhe pala serbe ishte zotuar për një zgjidhje brenda dy dite.

Por edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që nga zotimi i palës serbe, kjo e fundit ka vazhduar t’i mbaj peng librat me arsyetimin se duhet rishikuar përmbajtja e tyre.

Bllokimi i librave në terminalin doganor në Serbi, përveç që ka lënë nxënësit shqiptar pa tekste shkollore që një muaj e gjysmë, ajo po i shkakton dëme edhe buxhetit të Kosovës, për të paguar qëndrimin brenda terminalit, raporton Tribuna.

Zenun Halili, këshilltari i lartë i ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, për Tribuna Channel tha se ne e kemi informuar Serbinë për masat e reciprocitetit të vëna ndaj saj, në lidhje me ndalimin e librave. /Titulli.com/

Presheva pret nga 3000 refugjatë në ditë
Shembje shkëmbinjsh në rrugën e Breznicës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration