BL e Tërnocit me konkluzione për situatën e krijuar
Bashkësia Lokale (BL) e fshatit Tërnoc sot ka nxjerrë konkluzionet e mbledhjes së zhvilluar më 26 tetor rreth rastit të aksidentit me c’rast polici nga komuna e Bujanocit, Goran Gjorgjeviq, gjeti vdekjen. Duke shprehur ngushëllime, anëtarët e BL-së kërkojnë zbardhjen sa më të shpejt të rastit duke mos përfituar politikisht nga kjo situatë e krijuar./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************************Konkluzionet e BL të Tërnocit
Nga takimi i mbajtur në Bashkësinë Lokale në Tërnoc dolëm me këta konkluzione
-Kjo bashkësi lokale me keqardhje ka pranuar rastin aksidental që si rezultat ka gjet vdekjen polici Goran Gjorgjeviq dhe edhe njeher shpreh ngushëllimet familjes e të ndjerit; -Kërkojmë që organet e rendit dhe të gjygjësisë ta zbulojnë rastin sa më shpejtë si dhe hetimet te zhvillohen shumë drejtë racional duke mos përfshirë në procedurë numër të konsiderueshëm sepse veprën e ka kryer individi e jo i tërë komuniteti; -Që zyrtarët e lartë të jenë sa më të matur në deklaratat e tyre duke mos e politizuar rastin aksidental tragjik në fjalë sepse në këtë mënyrë nuk i kontribuojnë qetësisë dhe stabilitetit në këto troje sepse nuk kemi nevojë të shprehin mllefin dhe urrejtjen kolektive ndaj popullatës shqiptare në emër të individit që e ka kryer këtë akt; -Gjykojmë ashpër shkrimet e mediave serbe që vjellin vrer dhe tentojnë që të sanatizojnë shqiptarët duke paragjykuar rastin dhe duke reflektuar avazin e vjetër për shqiptarët që na kujtojnë vitet e nëntëdhjeta të kohës s ë regjimit të Milosheviqit; - Kërkojmë nga qeveria serbe që të demantoj shkrimet në gazetat serbe që janë tendencioze dhe me prapavijë të gjenerimit të krizave në këto troje dhe mos të lejojnë që mediat të gjenden në rolin e organeve të rendit, prokurorisë dhe gjygjësis sepse më së paku kemi nevojë për destabilizim të situatës duke pasur parasysh se rrethana të destabilizimit dhe konflikteve nuk na sjellin askujt dobi dhe mjaftë më me fyerje dhe shtrembërime për tërnocasit në emër të individëve; - Porosisim të gjitha subjektet politike që mos të i japin dimenzione politike rastit aksidental dhe tendencat për të përfituar politikisht në këto momente tragjike sepse pushteti lokal nuk ka mundësi të marrë rolin e organeve të rendit dhe gjygjësisë në mungesë të kompetencave, edhe pse shumë herë kemi pasur në këtë drejtim kritika në funksionimin e organeve të rendit se edhe edhe këto subjekte politike sidomos ata që gjenden në opozitë e dine shumë mirë sa ka qenë dhe është bashkëpunimi në këtë aspekt, dhe më së paku ka mundësi të ketë ndikim qoftë Bashkësia Lokale apo pushteti lokal në këto organe për shkak se drejtpërsëdrejti varen nga pushteti qendror dhe të kujtojnë se ngjarjet e13 viteve më pas që jenë ende të freskëta; -Që në këto moment edhe faktori ndërkombëtar të kyçet për të si ndërmjetësues dhe indikator i stabilizimit të rrethanave në Luginën e Preshevës e në veçanti për rastin konkret në hyrje të fshatit Tërnoc për të u dëshmuar me tendencat rreth plasimit të pavërtetave nga mediat serbe dhe këto mesazhe të i përcillen edhe instancave më të larta të faktorit ndërkombëtar për të i dhënë fund njëherë e përgjithmonë fund këtyre tendencave të errëta të shtypit serbë. Tërnoc, 27.10.2013. Bashkësia Lokale Tërnoc