Bislimi e Nagavci me Këshillin Kombëtar Shqiptar: Do t’i rrisim fondet për Luginën (video)
Lokale

Bislimi e Nagavci me Këshillin Kombëtar Shqiptar: Do t’i rrisim fondet për Luginën (video)

05.Sep.2022 11:39
0

Ka filluar takimi i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Luginën e Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc ka pritur zëvendëskryeministrin, Bislimi dhe ministren e Nagavcin.

Bislimi ka thënë se është i kënaqur që sado pak Kosova do të bëjë diçka për qytetarët në Luginën e Preshevës.

Po ashtu, ai ka shtuar se kanë ndarë fondin prej 2 milion eurosh, por sipas tij, ky është vetëm një fond fillestar, pasi është filluar me iden që të të ardhëm të rritet në numër.

“Kënaqësi bashkëbisedimi me ju, dhe mundësia që sado pak Kosova të bëjë diçka për vëllezërit tanë në Luginë kemi ndarë fondin për 2 milion por vetëm si fond fillestar me idenë që të ardhmën të rritet në vëllim, për dallim është rritur në bashkëpunim”, ka deklaruar Bislimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
Zual Aliu and others
 
8 Comments
7 Shares
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ndërkaq, Bsilmi ka thënë se fondi është rritur në bashkëpunim, pasi shumë shpejt edhe Shqipëria do t’i bashkangjitet këtij fondi.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo është një mundësi që ndikimi i përmirësimit të qytetarëve në Luginë sipas tij, të shtohet dukshëm.

“Më shpresë që shumë shpejt edhe Shqipëria i bashkangjitet këtij fondi në mënyrë që mundësia jonë për me ndiku në përmirësimin në jetën e qytetarëve në  Luginë të shtohet dukshëm. Ideja jonë është që të mbështesim aktivitet e shoqërisë civile në fushat e ndryshme si Kulturë, Hsitori por edhe në Komunikim e të tjera”, ka thënë Bislimi./Dukagjini/

Ministrja Çomiq, shpalli zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave
Bislimi e Nagavci takohen edhe me Kamberin (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration