Biserko: Vuçiq filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës para dy vjetësh në Nish
Sonja Biserko, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut dhe presidente e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, ka dhënë një intervistë në lidhje me çështjen e Kosovës.
Biserko ka folur për, siç ka thënë ajo, prapaskenat për ndarjen e Kosovës, transmeton gazetametro.net
Në intervistën për revistën ‘’Vreme’’, Biserko ka thënë bisedimet për ndarjen e Kosovës kanë filluar para dy vjetësh në Nish.
Biserko ka thënë se Vucic dhe Rama kishin filluar bisedimet për ndarjen e Kosovës në atë kohë, por se këto plane ishin zbuluar nga Washingtoni dhe Londra.
“Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është “zier” prej së të paktën dy vitesh. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur: është kryeministri shqiptar Edi Rama.
Bisedimet (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Uashingtoni dhe Londra”, deklaroi Biserko.