Biserko në “ABC”: Ndarja mes Kosovës dhe Serbisës është jashtë tryeze (video)
Lokale

Biserko në “ABC”: Ndarja mes Kosovës dhe Serbisës është jashtë tryeze (video)

08.Jul.2021 08:29
0

Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ballkan” në “ABC” ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, rolin e SHBA-së dhe BE-së dhe shanset që të arrihet një marrëveshje në Presidencën e Biden, por edhe problemet e tjera me të cilat përballet rajoni. “Perëndimi tani po përpiqet të përfundojë punët e papërfunduara në Ballkan” tha Biserko.

 

INTERVISTA

Nga po shkon dialogu me Serbinë, a duhet të presim rezultate konkrete?
Tani si e shoh unë, Beogradi po përpiqet t’ia hedhë fajin Kosovës,  dhe individualisht ndaj Kurtit për procesin e pasuksesshëm që është duke vazhduar, që nuk është në fakt një pamje realiste sepse janë disa bisedime që po vazhdojnë në Bruksel. Ne nuk dimë shumë për to. Por nuk është thelbësore në këtë moment. Sepse ajo që presim në fakt është që amerikanët të dalin me masa konkrete që kanë lajmëruar shumë herë gjatë muajve të fundit, që kur Biden mori administratën, veçanërisht realizimin e disa deklaratave gjatë takimit në Evropë, takimi I NATO-s në Bruksel, dhe në samitin e G7, dhe në takimin midis Putin dhe Biden gjithashtu. Kjo po vjen vërtetë tani në pikën kur duhet të shohim masa konkrete, sepse si e kuptoj unë, të gjitha këto masa, veçanërisht kur flasim për Beogradin, merren seriozisht dhe ata ndjehen shumë jo-komodë lidhur me to, sepse si e dini, Beogradi kishte një lloj mbështetje , në një mënyrë ishte një lloj pozicioni goxha tolerant nga administrate Trump, që i dha shpresë Beogradit se mund t’ia dilte me këtë planin e ndarjes së Kosovës, dhe pothuaj u realizua, sepse ishte një lob i fuqishëm ndërkombëtar në mbështetje të tij. Tani është jashtë axhendës, kështu që kemi përsëri qasjen e vjetër të administratës amerikane që nuk ka ndarje dhe premtimin e amerikanëve për të pasur një marrëdhënie shumë të fortë me Gjermaninë, lidhur me cështjet ballkanike, jo vetëm Kosova, por edhe Bosnja.

A është hequr përfundimisht nga tryeza opsioni i shkëmbimit të territoreve?
Në kuptimin tim, ndarja është jashtë tryeze, nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, sepse ky precedent do të prekte thellë të gjithë rajonin, nuk është vetëm Beogradi dhe ndoshta Prishtina, apo Tirana që dëshirojnë dicka që do të finalizonte këtë program shtetëror sic janë përcaktuar në këto non-papers që dolën në publik, do të preknin sic shohim nga këto non-papers, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe ky do të ishte një ferr I ri që do të vazhdonte për tre dekadat e ardhshme. Kështu që Ballkani nuk do të stabilizohej në cdo rast. Kështu që duhet të ketë një vijë të kuqe për secilin nga këta liderë ballkanikë, që të kuptojnë se kufijtë e pranuar tashmë ndërkombëtarisht janë përfundimtarë. Dhe se duhet të punojnë me axhendat e tyre brenda vendeve të tyre me reformat, sundimin e ligjit, të gjitha këto që janë pritshmëritë e të gjithë këtyre kombeve. Dhe këto kanë ngecur gjithë këto vite sepse të gjitha këto cështje nacionale u morën peng dhe u vunë në funksion të elitave politike në rajon.

 

A do të ketë një marrëveshje përfundimtare për Kosovën gjatë administratës Biden në Shtetet e Bashkuara?
Mendoj se perëndimi tani po përpiqet të përfundojë punët e papërfunduara në Ballkan. Dhe kjo është vërtetë detyra e tyre dhe detyrimi i tyre moral. Sepse kanë qenë kaq shumë të angazhuar në këtë rajon, filluan këtë arkitekturën ballkanikë që është në fakt pjesë e botës liberale që është tani e sulmuar nga bota jo-liberale dhe mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar nga pikëpamja ndërkombëtare, që prekin edhe Ballkanin dhe proceset në vazhdim e sipër në Ballkan. Ky angazhim i 12 viteve të fundit, ka kontribuuar në dinamikat lokale, ku liderët lokalë kanë përformuar në një mënyrë që mund të themi është një kthim prapa, regres në të gjithë rajonin, sepse ata nuk donin, ose ata nuk kishin mundësi të jepnin rezultate sipas linjave të dhëna nga BE-ja për secilin vend për të ecur në përputhje me to, që do të thotë reforma, sundim I ligjit, pluralizëm, dialog politik, të drejtat e njeriut e kështu me radhë. Kjo është e gjitha jashtë këtyre linjave. Ndërkohë sic thashë, kemi në këtë botë të ndryshuar, kriteret gjeo-politike që mbi-vendosen mbi kriteret dhe vlerat e tjera dhe kanë qenë dominuese në më shumë se 2 dekadat e fundit, gjë që pati shumë ndikim në dinamikat lokale. Kështu që shpresoj, që administrate Biden, që është plotësisht e ndërgjegjshme për atë që ndodh, veçanërisht grupi përreth Biden, Blinken, që kanë shumë njohuri për rajonin, ata duket se duan të përmbyllin Ballkanin, që ata e shohin ata edhe si një cështje shumë të rëndësishme sigurie për Evropën dhe për Amerikën, për shumë arsye sigurisht.

Beogradi zyrtar ka ndërhyrë dhe vazhdon të ndërhyjë në Malin e Zi, duke shkaktuar tensione. Si po reagon Perëndimi ndaj kësaj ndërhyrjeje?
Mund të shihni që është një ofensive shumë intensive për të ashtuquajturën sjellje të Malit të Zi në të ashtuquajturën bota serbe.  Dhe ajo që shohim gjithashtu është se komuniteti ndërkombëtar, pak vonë, ka filluar të ndërhyjë, së pari NATO, duke bllokuar emërimin e atij njeriu që ka nxjerrë informacion të NATO-s, duke ua dhënë rusëve, dhe së dyti, ata gjithashtu parandaluan nënshkrimin e marrëveshjes midis shtetit malazez dhe kishës ortodokse serbe, dhe gjithashtu rezolutën e fundit për gjenocidin në Srebrenicë, është një lloj disfate për botën serbe. Po rata vazhdojnë ende. Kështu që komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë krejtësisht i ndërgjegjshëm se ajo që po ndodh brenda institucioneve është ndoshta edhe më e rrezikshme sesa këto deklarata që i referohen njohjes së Kosovës, largimit nga NATO, sepse po shkatërrojnë institucionet në Mal të Zi, për shembull, ministri i arsimit po heq tani nga puna dy mijë drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, sepse duan të ndryshojnë kurrikulën, kjo për të zeruar identitetin malazez dhe për t’i sjellë malazezët, sipas tyre, “aty ku I përkasin.”  Kështu që ky është një proces shumë I rrezikshëm, por nga ana tjetër, do të krijojë gjithashtu rezistencë nga malazezët, sepse besoj se arrogance e Beogradit, me sa duket, po kontribuon në çimentimin e identitetit malazez. Por ndërkohë ata shkatërrojnë shumë gjëra.  Ky është problem.

Nga Linda Karadaku / Abcnews.al/

INTERVISTA VIDEO

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration