BIPMB shpall konkurs për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë në Luginë të Preshevës
Lokale

BIPMB shpall konkurs për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë në Luginë të Preshevës

23.Jun.2018 21:50
0
Bashkësia Islami për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në bashkëpunim me donatorët e saj, organizatat turke, përkrahur edhe nga vëllezërit shqiptarë që jetojnë jashtë vendlindjes si dhe e mbështetur edhe nga bizneset lokale që veprojnë në Luginën e Preshevës dhe më gjërë shpall konkurs për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë.

KONKURS Për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë.

1. Kushtet e përgjithshme për ndarjen e bursave: Bursat ndahen për fëmijët jetimë që nuk e kanë babain gjallë.

2. Qëllimi i projektit të bursave: Qëllimi i projektit për ndarjen e bursave është ofrimi i mbështetjes financiare për familjet që rritin fëmijë jetimë, e që mjerisht nuk e kanë pranë tyre kryefamiljarin – babain, i cili do ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve elementare për jetë normale.

3. Të drejtë konkurimi: Fëmijët jetimë pa baba, nga mosha e lindjes e deri në moshën 11 vjeçare.

4. Kohëzgjatja e bursave: Derisa fëmiu jetim të përfundoj shkollimin fillorë.

5. Lartësia e bursave: 28 euro për çdo muaj, të konvertuara në dinarë, ose 336 euro në vit.

6. Pagesa e mjeteve të bursës: Bëhet në 4 këste gjatë çdo viti (dmth. 1 këst përfshin pagesën e tre muajve paraprak)

7. Dokumentet e nevojshme për aplikim: a). Çertifikata e lindjes së fëmiut. b). Çertifikata e vdekjes së babait të fëmijës. c). Vërtetimin mbi hapjen e llogarisë bankare në dinarë. d). Vërtetimin nga shkolla, nëse fëmiu është mbi 7 vjet. e).

Lutjen drejtuar BIPBM-së për përfitimin e bursës. f). 1 fotografi e plotë e fëmijës. 8. Afati i aplikimit: Afati për aplikim fillon më 25.06.2018 dhe mbaron më 05 korrik 2018.

Aplikimi pas përfundimit të afatit të lartëshënuar, si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet. Pranimi I dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, prej orës 10:00 e deri ora 15:00, në zyren e KBI-së në Bujanoc, rruga e Kosovës, përballë IDEA Marketit.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në nr. Tel. 063/8556261 Sugjerim: Palët pas aplikimit duhet të kenë mirëkuptim, derisa donatorët të marrin përgjegjësitë e veta mbi pagesën. Njofton Shërbimi Informativ pranë BIPBM

Sadriu: Serbia po shuan çdo perspektivë të shqiptarëve në Preshevë
5 milion shtesë nga buxheti komunal për shëndetësinë në Bujanoc, mungesë e kuadrove shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration