Biden letër Osmanit: Normalizimi i raporteve me Serbinë kërkon kompromise të vështira
Lokale

Biden letër Osmanit: Normalizimi i raporteve me Serbinë kërkon kompromise të vështira

20.Apr.2021 11:20
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqëndrohej në njohjen reciproke.

"SHBA-ja do të vazhdojë të mbështes përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në një letër të cilën presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në të cilën e uron atë për zgjedhjen në këtë pozitë.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësore për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet flekisbilitet dhe kompromise të vështira, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap”, ka thënë Biden.

Në letër, Biden shkruan se partneriteti mes dy vendeve është i rrënjosur në vlera të përbashkëta, duke theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-ja të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit.

Presidenti Biden ka thënë se, “me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”.

Presidenti Biden ka përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”./REL/ 

Musliu i shkruan Kurtit, pret bashkëpunim për problemet e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration