Beqiri takim në UP, kërkon regjistrim të studentëve nga Lugina
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri u takua me Prodekanin për çështje mësimore në Fakultetin e Mjekësisë Prof. Dr. Halil Ahmetaj.KKSH, përmes kumtesë së lëshuar pas takimit, njofton se është biseduar lidhur me regjistrimin e maturantëve nga Lugina e Preshevës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës (UP), në veçanti çështja e studentëve që e kanë kaluar pragun, por që ka qenë e pamundur të pranohen, sepse kuota e paraparë për pranim në Fakultetin e Mjekësisë ka qenë vetëm katër student.
“Kryetari Beqiri, kërkoi nga prodekani që të shqyrtohet mundësia e transferimit të këtyre studentëve në drejtimet ku ka vende të lira, si: Stomatologji, Farmaci etj, “, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/