Beqiri: Kemi pritur se Serbia nuk do të lejojë tekstet e Kosovës të destinuara për Luginën Galip Beqiri- ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Beqiri: Kemi pritur se Serbia nuk do të lejojë tekstet e Kosovës të destinuara për Luginën

05.Mar.2016 11:56
0
Derisa Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) vendimin mbi kthimin e teksteve e ka cilësuar si hap të qeverisë të Serbisë kundër të gjithë normave ndërkombëtare, ish kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri thotë se ky është vendim skandaloz, por i pritur.

Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, në një deklaratë për Titullin tha se do të kërkojë ndërhyrjen ndërkombëtare për kthimin e teksteve.

“Do të kërkojmë nga SHBA-të, BE-ja dhe shtetet me ndikim në arenën ndërkombëtare që të ndërhyjnë për kthimin e teksteve në Luginë të Preshevës”, tha Musliu.

Ish kryetari i KKSH-së, Galip Beqiri, thotë se “vendimi për kthimin e teksteve në Kosovë është vendim skandaloz, edhe pse kemi pritur që Serbia nuk do të lejojë këto tekste shkollore”.

“Këtë iniciativë e ka nisur Ministria e arsimit në Qeverinë e Kosovës, dhe mendoj se në këtë rast kjo ministri ka rënë në nivel shumë të ulët, pasi që nuk ka biseduar dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje me ministrinë serbe të arsimit rreth këtyre teksteve”, theksoi Galip Beqiri, për portalin informativ Titulli.com.

Sipas tij, konteksti kryesor është ndërmjet këtyre dy ministrive, ndërsa masat e reciprocitetit, siç u shpreh ai, nuk besoj që do të kenë sukses.

“Premtimet edhe për tekstet shkollore, edhe për diplomat kanë qenë boshe nga përfaqësuesit e Kosovës që kanë biseduar më përfaqësues të ministrive përkatëse të Beogradit”, u shpreh Beqiri.

Njohësi i rrethanave në Luginë, gazetari, Jeton Ismaili mendon se “në aspektin juridik kthimi i librave është legjitim ngase për përdorimin e çdo teksti mësimor duhet një pëlqim i ministrisë serbe të arsimit”.

“Për gjithë këtë cirk i cili zgjati me muaj fajtore është ministria kosovare e arsimit dhe qeveria e Kosovës, e cila për nevojat e veta të marketingut, pa asnjë marrëveshje paraprake me Serbinë, kishte dërguar dy maune me tekste mësimore duke ndjekur metodat e lotarisë, nëse kalojnë – kalojnë”, thotë Ismaili për portalin Titulli.com.

Sipas tij, për këtë dëshmon edhe mosprononcimi dhe joserioziteti  i ministrit të arsimit në Kosovë, Arsim Bajrami lidhur me rastin në fjalë.

“Është evidente se Kosova nuk mund të zbatoj parime të reciprocitetit me Serbinë as në lëmin e arsimit dhe ky është edhe një mësim tjetër për liderët politik të Luginës që mos të rrahin shumë gjoks duke llogaritur në mbështetjen e Prishtinës zyrtare e cila akoma është e paaftë të zgjidhë problemet  brenda territorit të saj, e lëre më të kontribuoj për zgjidhje të çfarëdo problemi për bashkëkombësit e tyre jashtë kufijve”, shprehet Ismaili./Titulli.com/

Me rastin e 120 vjetorit të lindjes së Abdullah Haxhi Veliut nga Presheva
Ndërroi jetë kryeshefi i Stacionit të Policisë në Preshevë, Avdi Bajrami
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration