Beograd: Djathtistët serbë protestojnë kundër propozimit evropian
Rajoni dhe Politika

Beograd: Djathtistët serbë protestojnë kundër propozimit evropian

08.Mar.2023 08:05
0

Në Beograd më 7 mars, djathtistët protestuan kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Protesta u mbajt jashtë ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.

Thirrja për protestë u bë përmes rrjetit rus, Telegram, nga organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Patrulla Popullore” që edhe më herët kishte organizuar protesta për të kundërshtuar politikat e Qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Folësit në protestë u prezantuan si studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Beogradit.

Në mesin e njerëzve të mbledhur më 18 dhjetor në pikën kufitare me Kosovën, shiheshin shenjat e disa grupeve të ekstremit të djathtë.
LEXONI EDHE KËTË:

Roli i dyfishtë i djathtistëve për pushtetin e Vuçiqit

Stefan Simonoviq, që u prezantua si student i Fakultetit të Filozofisë në Beograd, tha se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha negociatave dhe diskutimeve për propozimin franko-gjerman”, tha ai.

Propozimi evropian njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehën gatishmërinë e tyre që ta zbatojnë këtë propozim, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.

 

Protestuesit e mbledhur në Beograd brohoritën “tradhti”, “nuk do të heqim dorë nga Kosova” dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiqit dhe shqiptarëve në Kosovë.

Pas adresimit para Fakultetit të Filozofisë, protestuesit marshuan në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio Televizionit të Serbisë (RTS), nga ku kërkuan “një opinion ndryshe, jo vetëm që Kosova është humbur” gjatë transmetimit në këtë kanal shtetëror.

Protestuesit para RTS-së brohoritë “serbët, rusët vëllezër gjithmonë”, “Serbia për serbët”. Disa prej protestuesve mbanin flamuj të Rusisë.

Flamujt rusë, simboli Z – si simbol që përdoret nga Rusia gjatë pushtimit të Ukrainës – dhe simbolet e grupit të mercenarëve rusë, Wagner, shpesh shihen në protestat e djathtistëve në Serbi.

Pavarësisht faktit se Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Zyrtarët në Beograd e justifikojnë mosvendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, me mbështetjen që Rusia i jep Serbisë sa i përket Kosovës, si anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, propozimi evropian është thënë se synon që t'i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Vuçiq thotë se s’ka bisedime për njohjen e Kosovës

 

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Komuna e Bujanocit përfiton grantin prej 200.000 dollarë, implementimi nuk specifikohet?
Vuçiq nis formimin e partisë së re, stacioni i parë ndoshta "Vraja", por jo Bujanoci?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration