Komuna e Bujanocit përfiton grantin prej 200.000 dollarë, implementimi nuk specifikohet?
Komuna e Bujanocit ka përfituar grantin prej 200.000 dollarëve nga UNOPS-i përmes programit EUPROPLUS 2023, kështu thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e komunës në Facebook.
"Projekti në fjalë ka të bëjë me implementimin e projektit për lidhjet e jashtme të transfer stacionit, respektivisht ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, largpërçuesit dhe telekomunikacionit", thuhet mes tjerah në njoftim.
Sipas këtij njoftimi vlera e këtyre ndërtimeve është 308.333,40 dollarë, ku UNOPS e financon me 200.000,00 dollarë, kurse pjesën tjetër prej 108.333,40 dollarëve do ta paguhet nga buxheti komunal.
Implemntimi i projektit nuk është specifikuar se kur dhe ku do të kryhet.
Autoritetet komnal kanë vlerësuar se kjo është faza e dytë e projektit, i cili do të kontribuojë në avancimin e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave dhe ambient më të mirë për qytetarët tanë./Titulli.com/