		                        Bëhet pranim-dorëzimi i trafos së energjisë elektrike në Preshevë (foto)
 Komisioni në përbërje të organit mbikëqyrës, punëkryesve dhe financuesve ka bërë verifikimin e punëve të trafos së energjisë elektrike në Preshevë.
Pas verifikimit të punëve dhe dokumentacionit, komisioni ka pranuar trafonë e re në rrugën “15 Nëntori”.
Kryeshefi i Fondit për Infrastrukturë Burhan Emërllahu potencoi se kjo trafo do ti shërbejë banorëve të 4 rrugëve të qytetit të Preshevës që lidhen me këtë trafo.
Sipas Emërllahut kjo do të shërbejë për lehtësimin e furnizimit me energji elektrike edhe për objektet tjera për rreth saj, raporton Titulli.
Komisioni në përbërje të organit mbikëqyrës, punëkryesve dhe financuesve ka bërë verifikimin e punëve të trafos së energjisë elektrike në Preshevë.
Pas verifikimit të punëve dhe dokumentacionit, komisioni ka pranuar trafonë e re në rrugën “15 Nëntori”.
Kryeshefi i Fondit për Infrastrukturë Burhan Emërllahu potencoi se kjo trafo do ti shërbejë banorëve të 4 rrugëve të qytetit të Preshevës që lidhen me këtë trafo.
Sipas Emërllahut kjo do të shërbejë për lehtësimin e furnizimit me energji elektrike edhe për objektet tjera për rreth saj, raporton Titulli. Trafoja e re e cila e zëvendëson trafon e mëhershme do të ketë kapacitet më të lartë dhe rrymë edhe më të fortë. I gjithë projekti ka kushtuar mbi 17 milion dinarë, të cilën e ka financuar buxheti komunës së Preshevës, ndërsa punëkryes është kompania “Elba” nga Vranja.
Shumë herë rrugët të cilët janë furnizuar më herët nga tashmë trafoja e vjetër e energjisë elektrike kanë pasur problem me rrymën.
Në të shumtën e rasteve mjetet teknike të amvisërive familjare kanë pësuar defekte teknike për shkak të rrymës shumë të dobët./Titulli.com/
Trafoja e re e cila e zëvendëson trafon e mëhershme do të ketë kapacitet më të lartë dhe rrymë edhe më të fortë. I gjithë projekti ka kushtuar mbi 17 milion dinarë, të cilën e ka financuar buxheti komunës së Preshevës, ndërsa punëkryes është kompania “Elba” nga Vranja.