Beha nga Koalicioni për Medvegjën: 4 mijë votues shqiptarë nuk kishin të drejt vote
Lugina

Beha nga Koalicioni për Medvegjën: 4 mijë votues shqiptarë nuk kishin të drejt vote

10.Oct.2019 13:54
0

Në një intervistë për Titulli.com, Fehmi Beha nga Koalicioni të gjithë për Medvegjën deklaroi se në Medvegjë është humbur shumë kur bëhet fjala për votat e shqiptarëve atje. Pasi sipas tij janë të shlyer nga regjistri civil rreth katër mijë votues shqiptarë e kjo ka sjellë edhe një rezultat jo të mirë, pasi tani janë vetëm tre këshilltarë shqiptarë në Kuvendin Komunal të Medvegjës.

Ai pohon në lidhje telefonike për Titulli.com se nuk është ftuar nga qeverisja e tanishme për të pasur një koalicion edhe me shqiptarët. 

“Dje ishte konstituimi i Kuvendit Komunal të Medvegjës dhe sipas rezultateve Partia Përparimtare Serbe ka pasur 18 këshilltarë dhe ka shumicën absolute dhe tre shqiptarë sa kanë mbet sa kanë marrë mandate pas zgjedhjet e kaluara. Ne nuk jemi ftuar për bisedime për ndonjë koalicion të mundshëm. Po tash nëse bazohemi në ligje, nuk shkruan se duhet të jemi shqiptarët në koalicion. Mirëpo ka qenë një far lloj tradite që shqiptarët të jenë pjesë e koalicionit, së paku të kenë një funksion. Tash si do të shkon më tutje ma merr mendja lirisht mund të them që nuk është në rregull” – tha Beha. 

Një ndër këshilltarët shqiptarë në Medvegjë Beha akuzon qeverisjen që sipas tij janë fshirë rreth 4 mijë votues shqiptarë nga regjistri civil dhe si pasoj nga 8 këshilltarë sa ishin shqiptarë   

“Si pasoj e gjithë asaj që kemi ardhë në tre këshilltarë është pasivizimi, e drejta e shqiptarëve nga regjistri civil ku ndodhi para zgjedhjeve, ku 4 mijë shqiptarë u shlyen nga regjistri civil dhe ne mbetëm me tre këshilltarë, nga 8 sa i kishim në zgjedhjet e kaluara. Normal tash jemi opozitë dhe do të kërkojmë të drejtat e shqiptarëve në Medvegjë të realizohen. Mundësit për një koalicion janë shuar pasi të gjitha funksionet janë të ndara” – tha Beha.      

 

 

“Mini Shengeni Ballkanik”, deri më 2021 lëvizja me letërnjoftime midis Serbisë e Shqipërisë
Samitit të liderëve të BE-së i prin takimi i ambasadorëve në Bruksel
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration