Lokale
BE përshëndet vendimin e PVD-së për pjesëmarrje në zgjedhje
Përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Evropian (BE) në Serbi Michael Davenport ka përshëndetur vendimin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për pjesëmarrje në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në Serbi.
Gjatë një takimi të zhvilluar sot me shefin e BE-së në Beograd, delegacioni nga Lugina i përbërë nga deputeti Riza Halimi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri si dhe nënkryetari i PVD-së Shaip Kamberi, kanë biseduar për temat aktuale në Luginë.
[caption id="attachment_107407" align="alignright" width="300"] Foto ilustrim[/caption]
Michael Davenport përfaqësuesi më i lartë i BE-së gjatë takimit të zhvilluar ka përshëndetur vendimin e PVD-së për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Serbisë që do të mbahen më 16 mars.
“Kishim takim ma ambasadorin dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme pranë BE-së. Davenport me këtë rast ka përshëndetur vendimin e Partisë për Veprim Demokratik për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, i tha Titullit përmes telefonin nga Beogradi, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, cili matej shtoi se ky mision do të dal me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në Luginë, e që mes tjerash kanë të bëjnë me zgjedhjet Parlamentare.
Delegacioni nga Lugina ka zhvilluar edhe një takim me Komisionin për azilantët pranë BE-së, derisa për takim kanë qëndruar edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!