BE me program për mbështetje komunave, Bujanoci prioritet në vitin 2018
Lokale

BE me program për mbështetje komunave, Bujanoci prioritet në vitin 2018

04.Dec.2017 17:07
0
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrici gjatë takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi vlerësoi se është i përkushtuar për proceset e ndryshme politik dhe të zhvillimit në të ardhmen.

“Dialogu është i rëndësishëm për të çuar procesin përpara dhe ti inkurajoi që të punohet në këtë aspekt. Kemi diskutuar për të arriturat dhe Bashkimi  Evropian vlerëson se sa shumë e rëndësishme është respektimi i të drejtave dhe integrimit të minoriteteve”, deklaroi Fabrici.

 Sipas tij edhe realizimi i planit shtatë-pikësh është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Ndava me kryetarin bisedat edhe vëmendjen e madhe që Bashkimi Evropian ka për këtë rajon rreth proceseve të ndryshme politike dhe se sa e rëndësishme është zbatimi i shtatë pikëshit dhe vazhdimi i implementimit të tij”, u shpreh mes tjerash Fabrici, shkruan Titulli.com.

Ndërsa kryetari i komunës, Shaip Kamberi tha se me Ambasadorin Fabrici diskutuan për çështjet politike në Luginë të Preshevës dhe për mundësin që Bashkimi Evropian përmes projekteve i jep komunave.

“E rëndësishme është ajo se e ndamë mendimin e njëjtë për implementimin e programit shtatë pikësh në mënyrë që të avancohen të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon dhe se delegacioni i Bashkimit Evropian do të jetë i përkushtuar që ta diskutoj këtë çështje në Beograd për të rinisur një dialog me përfaqësues shqiptarë”, theksoi Kamberi.

Kamberi u shpreh se delegacioni i Bashkimit Evropian në vitin 2018 do të filloj me një program të ri të ndihmës me mjete pa kthim komunave.

“Kjo është një mundësi e mirë për komunën tonë duke pasur parasysh suksesin e treguar si komunë për projektet e më hershme do të kemi mundësi për projekte të reja”, deklaroi Kamberi.

Sipas tij është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të përkrah të gjitha kërkesat politike të cilat kanë të bëjnë me integrimin e shqiptarëve në institucionet publike shtetërore  me standardet që detyrohet Serbia në rrugën drejt BE-së.

Vizita e Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrici ishte e para në këtë rajon i cili fillimisht qëndroi në Vrajë pastaj në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

Ambasadori i BE-së, Sem Fabrici në Bujanoc: Të përkushtuar për zhvillimin e këtij rajoni
Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio ndan diploma trajnimi 50 juristëve në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration