Bastisje në Bilaç, Musliu: Me këto veprime Serbia po i shpërngul shqiptarët
Lokale

Bastisje në Bilaç, Musliu: Me këto veprime Serbia po i shpërngul shqiptarët

16.Sep.2014 14:18
0

Në orët e hershme të paradites së sotme Policia Serbe në një aksion të ndërmarrë në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit ka bastisur tri shtëpi.

 

Siç ka mësuar portali informativ Titulli, kjo bastisje në këtë vendbanim të banuar kryesisht me shqiptarë, ku familjet e bastisura kanë mbetur të traumatizuar.

Me rastin e këtij aksioni nuk ka arrestime, kurse sipas kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherit edhe të Kuvendit Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, policia nuk ka arrit të gjejë asgjë në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇPMB-së , Nexhmedin Osmanit.

“Arrestimet, bastisjet ndaj ish luftëtarëve të UÇPMB-së nuk kanë të ndalur. Qëllimi kryesor i kësaj qeverie, sikurse atyre të mëhershmet, është shpërngulja e shqiptarëve nga trojet stërgjyshore, ndërsa tani edhe ndaj banorëve të fshatit Bilaç”, i tha portalit informativ Titulli, kryetari Musliu.

Ai u shpreh se shqiptarët e këtij rajoni nuk kanë ku të shkojnë. Sipas Musliut në këtë aksion policor janë bastisur tri shtëpi./Titulli.com/

A do të bojkotojë PVD zgjedhjet e 26 tetorit?
Takim në Ministrinë e Pushtetit Lokal, kërkohet ndryshimi i vendimit për KKSH-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration