Lokale
Bashkësitë Lokale që nuk bëjnë kërkesa do të mbeten pa investime
Drejtuesit e Bashkësive Lokale (BL) të komunës së Bujanocit deri në fund të këtij viti duhet të dorëzojnë kërkesat për projektet e nevojshme për këto vendbanime, përndryshe do të mbetene pa investime.
Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim në këtë komunë Agim Haliti, gjatë një prononcimi për Titullin tha se për racionalitet BL-të duhet të paraqesin prioritetet që kanë për investime në vitin 2014-të.
Sipas Halitit kjo do t’i lehtësonte Direksionit që të përgatitin planin për vitin 2014 dhe me 31 janar Direksoni do të bëjë me dije të gjitha punët dhe prioritetet për vitin e ardhshëm.
Për disa kërkesa të cilat kanë mbërri në këtë drejtorat, Haliti thotë se nuk mund t’i përgjigjet në realizim pasi janë mjete të mëdha, mirëpo do të shohin se sa lejojnë mundësitë e kësaj ndërmarrje publike.
“Nga ndërtimet kapitale më tepër jemi të orientuar në ndërtimin e stacionit për grumbullimin e ujerave të zeza, sepse kemi probleme edhe në aspektin ligjor, pra sistemin e kanalizimit, ku ka mungesë edhe në qytet, konkretisht në lagjen e romëve ku ende nuk ka kanalizim. Përveç kësaj kemi dhe fshatrat e tjera që përkohësisht kanë gjetur zgjidhje, ka kërkesa të tilla edhe nga Bashkësitë Lokale si Samolica, Nesalca, Breznica, fshatrat e tjerë që nuk e kanë kryer sistemin e kanalizimit, këto janë ato që do t’i japim përparësi, para se të shkohet më asfaltimin e rrugëve”, u shpreh Agim Haliti.
Sipas tij ka kërkesa edhe për ujësjellësit, sidomos në fshatin Muhoc, por nuk mund të premtojë pasi kjo varet krejtësisht nga financat.
Haliti potencon se pas shtrirjes së kanalizimit në fshatin Turi, vitin e ardhshëm do të mundohet që të asfaltojnë edhe rrugën në brendësi të këtij fshati.
Bashkësitë Lokale të komunës së Bujanocit afatit për dorëzimin e kërkesave me propozim projektet e kishin deri të mërkurën, mirëpo drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti vazhdoi këtë afat duke kërkuar që një gjë të tillë ta bëjnë të gjithë drejtuesit e Bashkësive Lokale deri në fund të vitit 2013-të./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!