Bashkësia lokale e Tërnocit nuk di se cilat projekte po realizohen
Lokale

Bashkësia lokale e Tërnocit nuk di se cilat projekte po realizohen

02.Oct.2018 08:25
0

Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit nuk ka informacione të sakta rreth projekteve të planifikuara dhe realizuara për vitin 2018.

Mustaf Alishani kryetari i bashkësisë lokale Tërnoc për Titulli.com deklaroi se nuk ka informacione të sakta rreth projekteve të planifikuara pasi që ai më vonë e ka marrë mandatin si kryetarë.

“Nuk mund të ju them saktësisht se çka ka qenë e planifikuar dhe se sa janë realizuar projektet pasi që unë e kam marrë më vonë drejtimin e bashkësisë lokale të Tërnocit. Nuk e di se çka ka planifikuar udhëheqësia e mëparshme prandaj edhe nuk kam informacione konkrete”, u shpreh Aishani .

Ai për Titulli.com shtoi se bashkësitë lokale nuk kanë buxhet vetanak por ato financohen në bazë të projekteve nga vetëqeverisja lokale.

“Bashkësitë lokale nuk kanë buxhet vetanak por ato financohen në bazë të projekteve të kërkuara nga bashkësia ndaj vetëqeverisjes lokale”, theksoi Alishani.

Në komunën e Bujanocit funksionojnë 27 bashkësi lokale por njëra ndër bashkësitë më të mëdha të kësaj komune është ajo e fshatit Tërnoc me afro 12.000 banorë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration