Banorët e Malësisë së Bujanocit blllokohen nga bora dhe rrezikohet jeta, ftohen organet komunale
Lokale

Banorët e Malësisë së Bujanocit blllokohen nga bora dhe rrezikohet jeta, ftohen organet komunale

08.Jan.2019 20:36
0

Banorët e Malësisë së Bujanocit përmes një njoftimi kanë kërkuar ndihmë emergjente nga organet komunale për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora, shkruan Titulli.com. 

“Bora i ka bllokuar rrugët në fshatërat Novosellë, Suharrën, Priboc dhe Zarbicë. Banorët kanë kërkesë ndaj komunës së Bujanocit që të intervenoje dhe ti pastroje rrugët kryesore, sepse nuk mund të furnizohen me ushqim as të lëvizin për ti plotësuar kërkesat ditore”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen Malësia e Bujanocit. 

Në këtë njoftim thuhet gjithashtu se bora e madhe ka bllokuar rrugët kryesore të cilat përdoren për vajtje-ardhje, furnizim e lëvizje për nevojat ditore nga banorët e fshatërave të Bashkësisë Lokale të Zarbicës, transmeton Titulli.com.

Sipas këtij njoftimi banorët thonë se nuk po kanë mundësi të lëvizin nga bora e madhe që ka ra dhe pritet të bjen ditëve në vijim, nëse nuk intervenohet tani gjendja do të jetë edhe më e rëndë sepse lartësia e borës do të rritet edhe më shumë.

“Shpresojmë që komuna e Bujanocit të reagojë me kohë dhe t’iu del në ndihmë banorëve të Bashkësisë Lokale të Zarbicës anddaj shpresojmë që komuna të intervenoje dhe të mos lejoje që jeta jonë të rrezikohet nga pamundësia për të lëvizur”, është shkruar në njoftim./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration