Lokale
Ballkani në “Verën Kulturore 2013” në Bujanoc (foto)
Shoqëritë Kulturo – Artistike nga Maqedonia dhe Bullgaria nën shoqërimin “Zërit të Luginës” kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe me kryetarin e Kuvendit komunal, Jonuz Musliun. Pas takimit nuk munguan as dhuratat e ndërsjella, ndërsa vetë kryetari i ka dhënë mirënjohje dhe simbolin e komunës së Bujanocit.
Festivali i pestë që po zhvillohet në komunën e Bujanocit në kuadër të “Verës Kulturore 2013”, ka sjell edhe këtë vit Shoqëri kulturo – artistike nga rajoni në mënyrë për të prezantuar kulturat e tyre të ndryshme si në valle, këngë dhe veshje kombëtarë, raporton Titulli.
Këtë radhë po marrin pjesë dy shoqëri kulturore nga Maqedonia siç janë Shoqëria Kulturo – Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, dhe “Mlladost” nga Kërçova si dhe “Gajtani” nga Bullgaria.
Ky festival është organizuar nga dy shoqëritë kulturore të vendit “Zëri i Luginës” dhe “Vrello” në kuadër të “Verës Kulturore 20213”. Me këtë rast këto shoqëri, sot i ka pritur edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi së bashku me kryetarin e Kuvendit komunal, Jonuz Musliu me të cilët kanë zhvilluar një takim shumë miqësor duke shprehur dhe shpalosur kulturat e tyre mes vendeve.
Zan Memeti, kryetar i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Jahi Hasani”, duke u shprehur faleminderues ndaj kryetarit Arifi, ka përcjellur dhe përshëndetjet nga kryetari i komunës së Gostivarit, zotëri Bejta.
“Kjo shoqëri përfaqëson në këtë festival shqiptarët nga Maqedonia mbar kombëtar. Një faleminderit i veçantë edhe për qytetarët e komunës së Bujanocit që na kanë mirëpritur në shtëpitë e tyre, e gjithashtu edhe stafit organizativ që kanë bërë një punë të pamundur që të realizojnë këtë festival. Në këtë festival prezantuam folklorin burimor të shqiptarëve të Maqedonisë, Jahi Hasani është një reprezent i kulturës të shqiptarëve të Maqedonisë”, është shprehur Memeti, duke prezantuar dhe dy kostumet shqiptare nga dy grup moshat e Maqedonisë.
Arbër Pajaziti, shef i kabineti të kryetarit, në prononcim për media tha se “kemi kënaqësinë që kemi pritur sot në takim këto shoqi kulturo artistike që po marrin pjesë në festivalin tonë, gjithashtu nga këto shoqëri patëm disa dhurata që iu dhuruan kryetarit, e gjithashtu edhe kryetari kishte përgatitur disa dhurata dhe mirënjohje, për të respektuar këto shoqëri që kanë prezantuar kulturat e tyre”.
Edhe shoqëritë e tjera nga Kërçova dhe Bullgaria u shprehen falminderuar dhe mirënjohës për këtë pritje kaq të mirë.
Pas takimit nuk munguan as dhuratat e ndërsjella, ku të tria vendet kanë sjell nga një dhuratë kryetarit Arifi, me simbole të atyre qyteteve nga vijnë, kurse vetë kryetari i ka dhënë mirënjohje ne emër të komunës dhe simbolin e komunës së Bujanocit.
Festivali është zhvilluar mbrëmë, do te vazhdoj dhe sot, pastaj për te përfunduar me date 22 korrik, qe do te këtë dhe mysafire nga Turqia./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!