Aziri: Nuk ka pas marrëveshje të Konçulit, Presheva po degradohet çdo ditë (video)
Lokale

Aziri: Nuk ka pas marrëveshje të Konçulit, Presheva po degradohet çdo ditë (video)

06.Feb.2015 16:00
0

Situata ekonomike e sociale në Luginë është shumë e rëndë dhe pjesë e përgjegjësisë janë edhe pushtet lokale në Preshevë e Bujanoc, ka vlerësuar Naser Aziri kryetari i degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Preshevë.

Aziri për herë të parë ka marrë guximin të flas për periudhën e konfliktit të armatosur gjatë vitit 2001 dhe ai ka thënë se nuk ka pasur marrëveshje të Konçulit siç  proklamohet nga disa, por ajo ka qenë vetëm deklaratë për demilitarizim dhe demobilizim të  UÇPMB-së.

Ai në një  emision  në RTV “Aldi” në Preshevë është shprehur edhe për rolin e opozitës dhe degradimit të saj nga ana e qeverisjes lokale. Gjithashtu është shprehur se qeverisja lokale po e ndihmon zhveshjen institucionale të Preshevës.

“Për fat të keq në kuvendin komunal të Preshevës opozita nuk përfillet asnjëherë nga qeverisja e tanishme. Kemi raste që asnjëherë këshilltarët e opozitës nuk demantohen nga ana e njerëzve kompetentë dhe kështu mbyllet e hapësira e diskutimit”, deklaroi Aziri, transmeton Titulli.com.

Aziri thotë se kemi të bëjmë me një pozitë jashtëzakonisht të dobët dhe jo profesionale me gjitha shërbimet që ka komuna e Preshevës.

Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisjes lokale në Preshevë për mbylljen e gjyqit  dhe se kuvendi nuk ka bërë asnjëherë kërkesë organeve qeveritare në Beograd  gjithashtu nuk ekziston një qasje serioze lokale  për hapjen e maternitetit në Preshevë ku janë investuar miliona euro.

Naser Aziri ka një përvojë të gjatë politike dhe gjatë emisionit televiziv ka shprehur mllefin e tij politk për gjendjen e rëndë nëpër të gjitha institucionet publike lokale dhe shëndetësore në Preshevë që sipas tij qeverisja e tanishme po vështirëson jetën e qytetarëve.

Ai ka folur edhe për qeverisjen lokale në Bujanoc dhe shumë çështje tjera me interes për shqiptarët e Luginës./Titulli.com/

Për më tepër shikoni videon e emisionit kompletë:

 

 

 

Shiu përmbyt rrugët në Luginë (Video)
Bllokohet Breznica (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration