Avdil Halimi, kandidat nga Lugina për deputet në Kuvendin e Kosovës
Qytetarët e Luginës së Preshevës kanë një kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdil HaliminHalimi do jetë pjesë e listës së LDK-së, përmes lëvizjes “VATRA”, e cila vepron tash e sa kohë në Kosovë.
Megjithëse është hera e parë që kandidon për mandatin e deputetit, Halimi më herët ka qenë i angazhuar në “Unionin Studentor”, më pas “Forumin Rinor të LDK-së”, ndërkaq aktualisht është një biznesmen i suksesshëm dhe vepron në Zvicër.