Artistë nga Kosova e Lugina prezantuan artin pamorë në Bujanoc (foto&video)
Lokale

Artistë nga Kosova e Lugina prezantuan artin pamorë në Bujanoc (foto&video)

07.Jun.2015 16:04
0

Ekspozita “8 Femnat” është prezantuar në sheshin kryesorë të qytetit të Bujanocit para një publiku lokal artdashës e bujar.

Shkurta Bogujevci, Blerina Livoreka, Shkurte Ramushi, Besa Sopjani, Besiana Kryeziu, Mimoza Hasani, Fitore Fejzullahu dhe Leoneta Abdyli  ishin artistet nga Kosova dhe Lugina e Preshevës që prezantuan punimet e tyre të artit pamorë në një ambient të hapur.

Flutra Aliu, përfaqësuese e organizatës “Art Space” që organizoi këtë aktivitet kulturorë ka falënderuar të gjithë për  pjesëmarrjen në këtë ekspozitë, shkruan Tituli.com.

Sipas saj u prezantuan pikturat e paekspozuara më parë në Bujanoc dhe se organizimi ishte i llojit të ri në këtë rajon.

Almedina Aliu , nga organizata “Art Space” në hapjen e kësaj ekspozite tha se janë prezantuar 24 piktura të ndryshme të punuar me një teknikë dhe vlera  të veçanta ku promovohen vlera të trashëgimisë kulturore.

Begzad  Avdiu, profesor i pensionuar i artit nga Bujanoci tha se kjo ekspozitë e larmishme jep mesazhin  e tyre se edhe këtu po lindin gjenerata të reja që kultivon artë e kulturë.

Avdiu ndau mirënjohje për artisten e re nga Bujanoci,  Leoneta Abdyli në shenjë mirënjohje dhe respekti për punën e saj në fushën e artit duke i uruar një karrierë në këtë profesion.

Ekspozita e paraqitur të shtunën më  6 Qershor në Bujanoc ishte e para e  këtij lloji e organizuar në një kohë verore dhe ambient të hapur ./Titulli.com/

VIDEO:

 

 

Luginasi e mashtroi gjilanasin për 400 euro, donte të tjera
Ftohen qytetarët e Preshevës për peticion lidhur me problemet në arsim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration