Artan Hoxha thotë se një ish-deputet kosovar e shpëtoi Ervis Martinaj nga atentati në vitin 2019
Rajoni dhe Politika

Artan Hoxha thotë se një ish-deputet kosovar e shpëtoi Ervis Martinaj nga atentati në vitin 2019

22.Sep.2022 08:47
0

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastin kur Ervis Martinaj u shpëtua nga ekzekutimi nga një politikan i Kosovës.

Hoxha në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Martinaj ishte duke u kthyer nga Stambolli për në Aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, kur u tentua ekzekutimi i tij.

Tutje, duke mos dashur të përmend me emër, tha se një politikan kosovar, i cili ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës, e ka marrë Martinajn me automjet të blinduar dhe si pasojë ky i fundit ka shpëtuar nga ekzekutimi.

Hoxha thotë se prezenca e politikanit kosovar në ato momente mund të ketë qenë rastësi, mirëpo thotë se ky politikan ia shpëtoi jetën Ervis Martinajt.

“Ka organizuar një skuadër vrasjesh, dhe kanë tentuar ta ekzekutojnë në dalje të aeroportit Adem Jashari të Prishtinës. Kjo ka ndodhur në vitin 2019 gjatë kthimit të tij nga Dubai në Stamboll dhe nga Stambolli në Prishtinë.

Ervis Martinajn ka ardh e ka marrë një politikan i Kosovës, i cili lëvizë me automjete të blinduara, ai ka qenë rastësisht aty, dhe ka ardh për miqësi por pa dashur ai e ka shpëtuar nga atetnati sepse personat që kanë ardhë nga jugu i Shqipërisë e kanë parë që Martinaj po lëvizte me mjete të blinduara dhe me njerëz me reputacion në Kosovë”, tha ai.

Numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc bie nën 50 %
Vuçiq në OKB: Serbia “me durim dhe shumë gatishmëri do të vazhdojë të kërkojë kompromis” me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration