Arrestohet shtetasi i Serbisë tek Dheu i Bardh, përdori kodin e një personi tjetër në testin COVID-19
Lokale

Arrestohet shtetasi i Serbisë tek Dheu i Bardh, përdori kodin e një personi tjetër në testin COVID-19

22.Oct.2021 09:02
0

Departamenti i Policisë Kufitare ka njoftuar për dy raste të: “Falsifikim i dokumentit”, raste këto të regjistruara në Pikëkalimin Kufitar “Dheu i Bardhë”.

"PKK Dheu i Bardhë, 20.10.2021-02:10.Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur tre ID kartela të huaja, me foto të të  dyshuarve, me emra të huaj dhe një pasaportë e një shteti tjetër. Me vendim të prokurorit dokumentet e dyshuara janë konfiskuar dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt", thuhet mes tjerash në raportin e policisë së Kosovës.

Gjithashtu Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi ka paraqitur testin e falsifikuar të COVID-19.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të dokumentacionit, i dyshuari shtetas i Serbisë e ka paraqitur testin Covid në telefonin e tij, ku të dhënat personale kanë qenë të njëjta me dokumentet personale të tij, por pas skanimit të QR-Kodit ka rezultuar se ai dokument i përket një personi tjetër.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./2LONLINE.com/

Komuna e Preshevës përgatitet për binjakëzim me komunën e Çairit dhe Likovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration