Arifi vendos flamurin kombëtar në godinën e komunës në Bujanoc, s'ka aktivitete festive
Lokale

Arifi vendos flamurin kombëtar në godinën e komunës në Bujanoc, s'ka aktivitete festive

28.Nov.2020 08:37
0
Kryetari i komunes së Bujanocit, Nagip Arifi vendos simbolin kombëtare në godinën e Kuvendi komunal të komunës së Bujanocit.
 
"Çdo herë më 28 Nëntor kujtojmë sakrificën e gjeneratave të tëra që punuan palodhshëm që kombin tonë ta radhisin përkrah popujve të përparuar dhe vlerave të civilizimit perëndimor. Është koha që të reflektojmë dhe të trashëgojmë vlera të mirëfillta që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë. Këtë vit, ndonëse pa ndonjë manifestim përshkak të pandemisë, shqiptarët në Bujanoc dhe Luginë i gjen më të bashkuar se kurrë, pikërisht ashtu si flamuri kombëtar që simbolizon unitetin kombëtar", ka shkruar Arifi në facebook.
 
Ndërsa komuna e Bujanocit përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk do të ketë organizime për këtë festë përshkak të gjendjes me pandeminë Covid-19.
 
Ky është njoftimi i plotë i publikura në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit:
 
Të dashur qytetarë shqiptarë të komunës së Bujanocit,
 
Nesër, më datë 28 Nëntor shqiptarët kremtojnë Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Kjo festë, fatkeqësisht, përshkak të shfaqjes së pandemisë Covid-19 dhe përhapjes së saj në mesin e qytetarëve tanë, na ka detyruar që 28 Nëntorin e 2020-ës të mos e festojmë sikur vitet e kaluara.
 
Ju njoftojmë, se përshkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në komunën tonë dhe për arsye të ruajtjes së shëndetit publik, komuna e Bujanocit nuk ka organizuar aktivitete festive për ditën e nesërme.
 
Përkundër kësaj, edhe këtë vit do të ngritet flamuri kombëtar shqiptar në ndërtesën e komunës së Bujanocit.
 
Me dëshirën që festat e ardhshme të Nëntorit t’i festojmë në mënyrë më dinjitoze, komuna e Bujanocit i uron të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
 
108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
Vendoset flamuri kombëtar në godinën e KKSH-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration