Arifi: Të jemi më proaktiv ndaj qeverisë në Beograd
Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Preshevë, Shqiprim Arifi gjatë një bisede për gazetën "politika" të Beogradit ka thënë se zgjedhjet e 24 Dhjetorit janë mundësi që përmes votës së qytetarëve të dërgojë në pension elitën politike që për 27 vjet e ka mbajtë pengë Preshevën.Ai u shpreh se shqiptarët nuk duhet vetëm të kritikojnë për shkak se janë të paknaqur me shtetin e Serbisë por duhet të jenë më proaktiv dhe të kërkojnë atë çka i takon, transmeton Titulli.com.
“Ne duhet të trokasin në dyert e qeverisë. Qytetarët tonë dëshirojnë ti pranohen diplomat ata duan të punësohen dhe të kenë ku të shetisin fëmijët e tyre në park”, theksoi mes tjerash Arifi.
Sipas tij Alternativa për Ndryshim ka një program politik në të cilën shtyllë kryesore janë të rinjtë./Titulli.com/