Arifi: Taksa e Kosovës e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht dhe social
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.
Ai tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e tarifave të vazhdojë.
Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.
Arifi është deklaruar edhe rreth bisedimeve të Kosovës dhe Serbinë, ku tha se pjesë e tyre duhet të jetë edhe Lugina e Preshevës.
“Për neve është me rëndësi që dialogu të fillojë sa më shpejtë. Shpresojmë në qeverinë e re të Kosovës që t’i marrë hapat e duhur. Jo që duam të hiqet taksa, por duam të vazhdojë dialogu e taksa do të jetë në tryezë”, ka thënë Arifi.