Arifi takon përfaqësuesit e shoqatave të Luginës që veprojnë në diasporë
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në sallën e vogël të komunës ka takuar përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve nga kjo komunë që veprojnë në Zvicër.Ky takim mes bashkatdhetarëve dhe Arifit ka shërbyer për të diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të shoqatave në mërgatë si dhe pushtetit në Bujanoc.
Përveç bisedës sipërfaqësore, sipas të pranishmëve në këtë takim, nuk është diskutuar diçka konkrete për lehtësim të kushteve të bizneseve nga mërgata për të investuar në Luginë.
Konkretisht është biseduar për Akademinë përkujtimore për ish ushtarët e UÇPMB-së që mbahet në diasporë, në Zvicër, që viteve të ardhshme të organizohet në ndonjë qytet tjetër, duke mundësuar që qytete të ndryshme të jenë nikoqire të Akademisë./Titulli.com/