Arifi: Qeverisja aktuale “pushteti i tepsisë”, Salihu e rëndë ata që pushtetin e shohin gjithçka
Lokale

Arifi: Qeverisja aktuale “pushteti i tepsisë”, Salihu e rëndë ata që pushtetin e shohin gjithçka

01.Apr.2019 08:50
0

Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike është shprehur në një intervistë për Titulli.com se qeverisja aktuale në Bujanoc  mund  të konsiderohet si "Pushteti i tepsisë". 

“Qeverisja aktuale "Për shqiptarët me Stojançën", pos që mund  të konsiderohet si "Pushteti i tepsisë",siç thotë një këshilltarë i PD-së, ku pitja e kësaj tepsie ndahet dhe fragmentarizohet në disa pjesë, proporcionalisht takatit, nuk mund të krenohet në ndonjë sukses por mund të konsiderohet si periudha më e dobët në 20 vjetshin e fundit në Bujanoc”, ka thënë Arifi.

Ai duke folur për investimet ka deklaruar për Titulli.com se akoma nuk janë duke u marrë me investimet kapitale të filluara gjatë qeverisjes së kaluar si Transfer stacioni i mbeturinave, rruga Muhoc-Zarbincë, shtrati i lumit në Tërnoc.

“Nëse konsiderohet sukses asfaltimi i rrugicave, sokaqeve ka 100-200 metra katror dhe para dyerve të simpatizuesve partiak e kur kujtojmë britjet e Shaip Kamberit në sheshin "Skendërbeu" që në fakt ende quhet Karagjorgje Petroviq, se asfalti nuk hahet, e tash shkon i lutë njerëzit për t’i asfaltuar hyrjet para shtëpive të tyre”, theksoi Arifi.

Lidhur me këto deklarata të Arifit ka reaguar shefi i kabinetit të kryetarit ë komunës së Bujanocit, Rahim Salihu i cili është shprehur se pajtohet me deklaratën e tij.

“Për të me siguri që është pushteti më i keq në 20 vitet e fundit, sepse është hera e parë për 20 vite që ai është në opozitë. Opozita është e rëndë për ata që pushtetin e shohin gjithçka”, ka shkruar Salihu./Titulli.com/

 

Lexo intervistën e plotë: Arifi: Partia Demokratike bartëse e qeverisjes së ardhshme, ky pushtet po vetëfundoset

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration