Arifi: PVD nuk do të ketë mundësi të bëjë thirrje për koalicione në Bujanoc
Lokale

Arifi: PVD nuk do të ketë mundësi të bëjë thirrje për koalicione në Bujanoc

11.Oct.2019 08:24
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi i ka kthyer përgjigje deklaratës së Kamberit se mund të kenë një koalicion PVD-PD në zgjedhjet e ardhshme lokale të rregullta që duhet të mbahen në pjesën e parë të vitit 2020. 

Arifi është kategorik dhe bindur se nuk do të ketë mundësi PVD që pas zgjedhjeve të 2020-së të bëj ftesë për koalicione sepse atë do ta bëjë PD, pasi do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme shton Arifi. 

Arifi tha se PVD në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë e para e kjo për shkak se është kuptuar “gënjeshtra” nga qytetarët, por vendin do ti zërë Partia Demokratike. 

“Edhe juve po ju them por edhe atij po ja bëj me dije se nuk do të ketë mundësi PVD që ti thirrë partitë politike shqiptare të bëjnë koalicion me të.  Besoj se popullata e ka kuptuar gënjeshtrat e PVD-së me vite të tëra. Këtë mundësi në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë Partia Demokratike. Për ne kam thënë shumë herë dhe po e përsërisë nuk kemi vija të kuqe me partitë shqiptare, por të gjitha ato parti, subjekte apo grupacione të cilat përputhen me programin e PD-së do të ketë mundësi të jemi në një koalicion të ardhshëm”, tha Arifi. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi përmendi edhe seancën e fundit të Kuvendit Komunal dhe propozimin që kërkuan për shkarkimin e drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit e që nuk u përkrah nga PVD, kjo sipas tij kanë dështuar të punoj për shqiptarët. 

“Unë jam shumë i bindur që popullata e ka kuptuar politikën e PVD-së edhe më herët por nga viti 2016-të e këndej dhe kjo u tregua edhe nga seanca e fundit në Kuvendin Komunal. E kishin një shans të mirë të tregojnë vetveten se punojnë për shqiptarët por  dështuan”,  theksoi Arifi.?Titulli.com/  

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration