Arifi priti nxënësit për nderë të 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve
Kryetari i komunë së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur disa nga nxënësit e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc për nderë të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve.
"Bashkëbiseduam për shumë çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, kushtet në arsim, si dhe planet për të ardhmen. I informova se Komuna e Bujanocit vazhdimisht punon drejt përmirësimit të kushteve në shkollë dhe ngritjen e cilësisë në arsim, kurse për vitin akademik 2022/2023 për herë të parë do t'ia paguajmë shujtat (kuzhinën)për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, dhe prindërit nuk do të shpenzojnë më nga buxheti familjar", ka shkruar Arifi në Facebook.
Arifi i ka ururar të gjithē fëmijëve shëndet të plotë dhe realizim të ëndrrave të tyre.