Arifi priti në takim shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve problematik
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur në kabinetin e tij shefin e zyrës së misionit të OSBE-së në Bujanoc Kiron Reid, me të cilin ka biseduar rreth situatës aktuale politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit.
Ky ëshë postimi i tij i plotë në facebook:
Sot takova shefin e zyrës së misionit të OSBE-së në Bujanoc z. Kiron Reid, me të cilin biseduam rreth situatës aktuale në Bujanoc. Edhe kësaj here potencova problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.