Arifi premton se shpejt do të zgjidhet problemi i deponisë së mbeturinave në Preshevë!
Lokale

Arifi premton se shpejt do të zgjidhet problemi i deponisë së mbeturinave në Preshevë!

29.Jun.2016 01:51
0
"Problemi i deponisë së mbeturinave për shumë vite me radhë i ka shkaktuar kokëdhembje qytetarëve të komunës së Preshevës, dhe zgjidhja e këtij problemi është një nga prioritetet e larta të pushtetit lokal", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në një takim me dy zyrtarë të agjencionit për zhvillim (departamenti ndërkombëtar) të qeverisë së Japonisë biseduan rreth zgjidhjes afatgjate të këtij problemi.

Gjatë takimit në kabinetin e kryetarit Arifi, delegacioni nga ambasada e Japonisë diskutoi rreth mbylljes së deponisë së deritanishme të mbeturinave e cila rrezikon vite me radhë shëndetin e qytetarëve dhe hapjen e një deponie transitore në një lokacion tjetër.

"Gjithashtu u diskutua edhe për mënyrat e reja të mbledhjes së mbeturinave nga shtëpitë e banorëve, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së punëtorëve në ndërmarrjen Moravica.Si kryetar komune, zyrtarëve japonez iu ofrova bashkëpunimin e plotë të pushtetit lokal , ku në fund u dakorduam të takohemi së shpejti për definimin e prioriteteve drejt zgjidhjes së këtij problem", thekosi Arifi./Titulli.cm/

Emocionuese: Ja çka kishte bërë De Biasi pasi i kishte dhënë lajmin e lënies jashtë Xhemshitit
Ismail Pajaziti, emërohet kryeshef i administratës komunale në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration