Arifi: Pjesë e buxhetit të komunës u shpenzua para afatit, aftësimet profesionale aprovohen (video)
Lokale

Arifi: Pjesë e buxhetit të komunës u shpenzua para afatit, aftësimet profesionale aprovohen (video)

28.Aug.2020 17:22
0

Këshilli komunal i komunës së Bujanocit, sot ka mbajtur seancën e dytë me përbërjen e re në të cilën mes tjerash u shqyrtua raporti për të hyrat dhe shpenzimet nga buxheti i komunës për periudhën prej 1 janar deri më 30 qershor të këtij viti, shkruan Titulli.com.

Sipas kryetari të komunës, Nagip Arifi për 6 muajt e parë të njëjtat mjetë që kanë hyrë edhe janë shpenzua, ndërsa në disa pozicione janë shpenzuar mjetet e parapara për tërë vitin, vetëm në periudhën 6 mujore.

Ai në mbledhje të këshillit komunal aprovuar konkluzionin i cili lejon aftësimin profesional vetëm në Shtëpinë e Shëndetit, në barnatore publike dhe në Çerdhen e fëmijëve.

Arifi theksoi se gjatë kësaj mbledhje gjithashtu është bërë edhe emërimi i anëtarëve të rinj të komisionit për prokurime publike prej 10 personave nga 15 sa ka pasur më parë të kryesuar nga Faton Rexhepi kryetar.

Gjithashtu vlen të theksohet se të ardhurat e kryetarit të komisionit janë zvogëluar nga 15.000 në 10.000 dinarë, ndërsa për anëtarët e komisionit mëditjet do të jenë 2 mijë dinarë për mbledhje e që kanë të drejtë në vetëm tri mëditje në muaj pavarësisht sa mbledhje do ti mbajnë./Titulli.com/

 

Komuna e Bujanocit: Tregu i gjelbër hapet të hënën vetëm brenda hapësirave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration