Arifi për mediat e Kosovës: Vendimi i Qeverisë për t'i kërkuar tri doza të vaksinës dëmton qytetarët e Luginës
Lokale

Arifi për mediat e Kosovës: Vendimi i Qeverisë për t'i kërkuar tri doza të vaksinës dëmton qytetarët e Luginës

25.Jan.2022 08:03
0

Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi, në “60 Minuta” të KTV-së ka folur për masat e reja anti-COVID të Qeverisë së Kosovës dhe se si ato po ndikojnë te qytetarët e Luginës.

Arifi ka thënë se janë goditur rëndë studentët nga Lugina që studiojnë në Kosovë, e po ashtu edhe bizneset.

Me masat e reja, në Kosovë lejohet hyrja me tri doza të vaksinës anti-COVID, apo dy doza dhe testi PCR jo më i vjetër se 48 orë. 

“Personalisht mendoj se Qeveria Kurti e ka aprovuar një vendim që nuk është analizuar sa duhet. Janë dëmtuar shumë shqiptarët e Luginës që kanë qarkullim çdo ditë në drejtim të Kosovës. Dje kam pasur takim me disa studentë që janë kthyer nga pika kufitare Dheu i Bardhë. Ata studiojnë në universitete të Kosovës, ndërsa nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Ka qenë mllef ndaj vendimit. Po ashtu ka raste që i kanë familjarët në spital të Gjilanit apo në QKUK në Prishtinë dhe s’kanë mundur të udhëtojnë në Kosovë”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se shpreson që Qeveria Kurti ta rishqyrtojë këtë vendim, pasi edhe vet Kosova mund të pësojë dëm të madh në aspektin ekonomik.

“Frekuentimi nga Lugina është shumë i madh, kalojnë në drejtim të Kosovës rreth 500 vetura në ditë. Unë kam drejtuar një shkresë te kryeministri Kurti, shpresoj që kabineti i tij qeveritar ta shqyrtojë e analizojë shkresën e të reflektojë pozitivisht. Nga ky vendim dëmtohen bizneset që funksionojnë në Gjilan. Numër i madh i qytetarëve të Preshevës udhëtojnë në Gjilan e bëjnë biznese të ndryshme. Do të ketë humbje të mëdha edhe Kosova në këtë drejtim”, tha Arifi.

Kryetarja e Preshevës: Qeveria e Kosovës nuk na është përgjigjur pasi reaguam për masat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration