Arifi paralajmëron: TIKA turke rikthehet në Bujanoc
Lokale

Arifi paralajmëron: TIKA turke rikthehet në Bujanoc

23.Oct.2020 18:34
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi përmes një postimi në facebook paralajmëron se organizata qeveritare turke për zhvillim TIKA do të rikthehet në Bujanoc.
 
Arifi ka takuar përfaqësues të kësaj organizate në Beograd.
 
Ky është postimi i tij në facebook: 
 
TIKA turke rikthehet përmes projekteve në Bujanoc.
 
Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me koordinatoren e programit znj. Çağla Gültekin Tosbat në zyrën e TIKA-s në Beograd.
Projekti i parë që do të realizohet do të jetë donacioni i një kamioni për grumbullimin e mbeturinave dhe 20 kontejnerë të metalit. Kurse, projekti i rradhës do të jetë financimi i projekteve të ndërmarrësisë së grave.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration