Arifi paralajmëron: Opinioni do të habitet se kush mori subvencione të bujqësisë (video)
Lokale

Arifi paralajmëron: Opinioni do të habitet se kush mori subvencione të bujqësisë (video)

11.Aug.2020 08:59
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi pas mbledhjes së parë të këshillit komunal të mbajtur me anëtarët e rinj është shprehur se po punohët në përmirësimin e gjendjes financiare të komunës, shkruan Titulli.com.

“Gjendja e rëndë financiare në komunën e Bujanocit dalëngadalë po stabilizohet, po punohet intenzivisht për arritjen e rezultateve të favorshme”, ka shkruar Arifi.

Ai theksoi me tjerash se vetëm komisioni për bujqësi ka aprovuar një listë prej 338 përfituesve të subvencioneve se vendime thonë se nuk kanë ndërsa në anën tjetër disave i është paguar.

“Ne kemi kërkuar raport zyrtar se kush janë ata që kanë fituar nga këto subvecione dhe se kush kanë marrë deri më tash dhe ku kanë mbetur obligimet e komunës ndaj personave tjerë”, tha mes tjerash Arifi, transmeton Titulli.com.

Arifi u shpreh se shumë shpejtë do ta njoftoj opinionin se kush janë përfituesit e subvencioneve të bujqësisë sepse në ueb-sajtin e komunës nuk janë shënimet dhe se do të habitet opinion se kush kanë marrë subvencione të bujqësisë.

Sipas tij kanë marrë subvecione ata që sjanë marrë kurrë me bujqësi, Arifi ka folur edhe për shumë çështje tjera që janë në interest ë komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration