Arifi: Në Siri nuk ka luftëtarë nga komunat tona
Lokale

Arifi: Në Siri nuk ka luftëtarë nga komunat tona

01.Feb.2016 20:28
0
Situata e sigurisë në tri komuna në pjesën jugore të Serbisë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është stabile dhe nuk ka kurrfarë sinjalesh se ajo mund të përkeqësohet, ka deklaruar sot shefi i Organit koordinues për këtë rajon, Zoran Stankoviq, pas një takimi të kryesisë së këtij organi, që është mbajtur në Beograd.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili ka marrë pjesë në mbledhje, u tha gazetarëve se nuk ka indormacione se banorë të kësaj komune janë pjesëmarrës të luftës në Siri, raporton agjencia Beta.

“Qeverisja lokale apelon te banorët se ajo luftë është jashtë interesave të qytetarëve tanë”, tha Arifi dhe ka shtuar se në Siri nuk gjendet asnjë pjesëtar i grupeve militante nga ky rajon, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare. /Titulli.com/

Qeveria e Serbisë ndan 250 milionë dinarë për Luginën e Preshevës
Medvegjë: Vetëm një nxënës në krejt shkollën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration