Arifi në intervistë: Qeverisja aktuale, zgjedhjet në Preshevë dhe qendra e refugjatëve në Bujanoc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi i ftuar në një intervistë për Titulli.com do të flas për të arriturat dhe ngecjet e qeverisjes lokale në komunën e Bujanocit.Lideri i partisë së vetme opozitare shqiptare në kuvendin komunal do të sqarojë opinionit edhe për zvogëlimin e numrit të punëtorëve në administratën komunale, shpenzimin e buxhetit nga qeverisja aktuale, orientimin e investimeve në fushën e infrastrukturës dhe për tema tjera me interes publik.
Ai do të përgjigjet pyetjeve të Titulli.com edhe për garën politike të partisë së tij në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës si dhe do të jap shpjegim për qendrën e refugjatëve të ndërtuar në Bujanoc në vitin 2012.
Partia Demokratike vazhdon aktivitetin duke qenë edhe një parti opozitare jo e zëshme në kuvendin komunal.
Arifi mundë të përgjigjet edhe në disa pyetje që dërgojnë lexuesit e Titulli.com për problemet dhe funksionimin e jetës shoqërore në komunën e Bujanocit.
Intervista realizohet ditën e Hënë (18.12.2017) ora 09:30 paradite live në faqen zyrtare në Facebook të Portalit Titulli.com.