Arifi në “Komunali”, rrogat e punëtorëve në llogari (video)
Lokale

Arifi në “Komunali”, rrogat e punëtorëve në llogari (video)

06.Sep.2013 17:43
0
Për të parë nga afër situatën e krijuar në ndërmarrjen publike “Komunalia” në Bujanoc, sot në qendrën e saj qëndroi kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtor. Arifi së bashku me grupin punues, komisionin prej tre anëtarëve nga administrata publike, si dhe drejtorin e kësaj ndërmarrje Ragmi Ramizin me shefat e sektorëve të “Komunalisë”, analizuan situatën e krijuar para dhe pas zhbllokimit të llogarive bankare të kësaj ndërmarrje. [caption id="attachment_87149" align="alignleft" width="300"]Nagip Arifi Nagip Arifi[/caption] Në këtë mbledhje u vendosë që qysh sot të behët pagesa e mjeteve për rrogat e punëtorëve edhe ate në formën e plotë dhe jo si më parë në dy pjesë. Sipas kryetarit Arifi, sot u vendosë të ndahen rreth 7.5 milionë dinarë për rrogat e 180 punëtorëve të “Komunalisë”, shumë kjo e cila ishte arrit të grumbullohej nga inkasantët vetëm për një javë punë. Arifi kërkoi nga punëtorët dhe udhëheqësia e kësaj ndërmarrje që të punohet, në mënyrë që kjo ndërmarrje të arrijë të dalë nga situata me borxhe të trashëguara. “Të gjithë punojnë për të mirën e “Komunalisë”, para së gjithash ata që punojnë në këtë ndërmarrje”, tha Arifi, duke sugjeruar për një menaxhim më të mirë dhe kontrollim të harxhimeve. Arifi u shpreh se komuna është për të ndihmuar këtë ndërmarrje, por jo edhe pakufi, pasi siç tha kryetari “çdo gjë ka edhe kufirin e vet”. Nga ana tjetër drejtori gjeneral i “Komunalisë” Ragmi Ramizi theksoi bllokimin e llogarive që kishte ndërmarrja nga 18 korriku deri më 29 gusht dhe se gjatë asaj kohe nuk kishin pas mundësi të bëjnë pagesën e pagave të punëtorëve dhe shërbimeve tjera. Ramizi tha se nuk është momenti edhe për t’u gëzuar pasi debllokomi i llogarive bankare të “Komunalisë” nga ana e Ministrisë së Financave është i përkohshëm. “Këtu nuk ka vend për vetëkënaqësi sepse ky debllokim është vetëm se momental. Ministria e Financave kërkon nga ne që t’i dërgojmë listën e borxhlinjve me emrat e ndërmarrjeve shtetërore duke kompensuar atë me borxhin që ka “Komunalia” ndaj kësaj Ministrie”, tha mes tjerash Ramizi. Arifi-komunali-3 Ai edhe njëherë theksoi se këto janë borxhe të trashëguara ndaj Ministrisë së Financave dhe Elektrodistribucionit. Vlen theksuar se me rastin e zhbllokimit të llogarive bankare të “Komunalisë”, Ministria e Financave ka tërhequr mbi  13.5 milionë dinarë, ndërsa borxhi i mbetur është edhe rreth 52 milionë dinarë. Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje afatgjate për shlyerjen e borxhit, “Komunalia” pas një muaji sërish do të gjendet me llogari të bllokuara. “Komunalia” është ndërmarrje publike e cila furnizon me ujë të pijshëm, me nxehje qendrore, si dhe shërbimin për pastrimin e qytetit dhe grumbullimin e mbeturinave në komunë të Bujanocit./Titulli.com/ http://youtu.be/iMDsUzv-N5A
Policia sekuestron duhan në Bujanoc e Preshevë
Mbyllet konkursi i HELP, pranohen 220 aplikime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration