Arifi me komisionerin e OSBE-së diskuton shlyerjen selektive nga regjistri civil
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është pritur komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së, Kairat Abdrakhmanov me bashkëpunëtorë, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.
Postimi i plotë në faqen e komunës së Bujanocit në Facebook:
Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale i OSBE-së z. Kairat Abdrakhmanov ka qëndruar sot për vizitë në Bujanoc për t'u informuar rreth pozitës së minoritetit shqiptar në këtë komunë.
Nikoqiri i takimit, Nagip Arifi e njoftoi Abdrakhmanov rreth situatës së përgjithshme në komunën e Bujanocit, kurse theksi kryesor u vë në shlyerjen nga regjistri civil, i cili është duke u zbatuar në mënyrë selektive dhe të njëanshme.
Kryetari Arifi kërkoi nga Komisioneri i Lartë për Pakica Nacionale të ushtrojë ndikimin e tij për ndaljen e këtij lloji diskriminimi.
Gjatë takimit u diskutua edhe rreth problemeve të shumta në arsim, si ecuria e Departamentit të Fakulutetit të Ekonomisë, dega e Suboticës, mosnjohja e diplomave nga Univerzitetet e Republikës së Kosovës, dhe mosgatishmëria e shtetit serb për ta implementuar planin 7 pikësh të aprovuar në vitin 2013.
Nga ana e Komisionerit të Lartë për Pakica Nacionale u kërkua që të gjitha çështjet që i preokupojnë bashkësinë shqiptare të merren seriozisht dhe të kërkohet zgjidhje në instancat më të larta ndërkombëtare.