Lokale
Arifi kujdeset edhe për mirëmbajtjen e rrugëve lokale
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për përfundimin e asfaltimit të rrugës Tërnoc-Breznicë dhe rrugës tjetër në drejtim të fshatit Sejac të komunës së Bujanocit. Gjithashtu në kontratë është bërë edhe për mirëmbajtjen e disa rrugëve lokale me gjatësi prej 45 kilometra.
“Para dy viteve dy rrugët rajonale të cilët kanë qenë në territorin e komunës së Bujanocit nga Ministria janë bartur për mirëmbajtje të pushtetit lokal, diku 32 kilometra i përkasin rrugës Tërnoc – Breznic – Muhoc – Zarbinc kurse pjesa tjetër prej 13 Km ne drejtim të Sejancës në Klinik”, deklaroi Arifi.
Njeriu i parë i komunës, Nagip Arifi tha se ka bërë kërkesën në ministrin për pushtet lokal dhe zhvillim rajonal dhe ata kanë lejuar 20 milion dinarë për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve.
“Ne jemi marrë vesh me ministrin përkatëse që një pjesë e rrugës drejt Breznicës të bëhet edhe me një shtresë të asfaltit dhe vlera e asaj pjese është 14 milion e 800 mijë dinarë ku do të financohet 100% nga ministria për pushtet lokal dhe zhvillim rajonal kurse pjesa tjetër me vlerë 6 milion dinarë ka të bëjë me mirëmbajtjen e pjesës të Klinikit”, tha Arifi.
Punëkryesi “Saba Bellça” nga Presheva ka premtuar se punët do të përfundojnë në kohë të caktuar.
“Të dy këto projekte infrastrukturore madhore të komunës së Bujanocit, shpresoj se në fund të shtatorit do të kryhen, gjithashtu dhe punimet rreth rrugës për në Mal Tërnoc janë duke shkuar shumë mirë dhe sipas kontratës”, u shpreh Valon Hetemi nga kompania “Saba Bellça” në Preshevë.
Komuna e Bujanocit, pjesërisht është duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën rrugore në territorin e vet dhe është duke investuar në përmirësimin e kushteve të rrugëve në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi ilirë i njerëzve dhe mallrave duke u shndërruar edhe në një vend të sigurt për investime të mundshme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!