Arifi këmbëngulës për ndërtimin e objektit universitar (foto)
Lokale

Arifi këmbëngulës për ndërtimin e objektit universitar (foto)

07.Oct.2013 16:24
0
Në ambientet e shtëpisë së Kulturës në Bujanoc është hapur zyrtarisht viti akademik shkollor 2013/2014 i degës së  fakultetit ekonomik  të Suboticës në Bujanoc pran Universitetit të Novi Sadit. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin profesorë, dekan të këtij institucioni universitar, shefi i Bashkimit Evropian në Serbi Majkëll Davenport, shefi  i OSBE-së Peter Burkhard, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq,  Galip Beqiri nga këshilli Kombëtar Shqiptarë dhe studentë të shumtë. Fakulteti-Bujanoc-8 Dekani i Fakultetit Ekonomik të Suboticës Nenad Vunjak duke i uruar studentët për suksese në mësime shprehi  edhe faktin që në këtë universitet po shkollohen edhe studentë të pakicës shqiptare dhe asaj rome. “Ne sot festojmë ditëlindjen e  dytë të funksionimit edhe pse shumë kush ishte skeptik në hapjen e këtij fakulteti andaj juve studentë ju mbetet të mësoni për të mirën tuaj”, tha Vunjak. Fakulteti-Bujanoc-6 Shefi i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport shprehi kënaqësinë tij për studentët që janë bashkuar në kërkim të dijës për të ardhmen e tyre dhe prezencës së partnerëve që ndihmuan hapjen e këtij fakulteti. “Përmes këtij projekti ne shohim progres në shkollimin e pakicës shqiptare në Serbi dhe do të vazhdojmë të investojmë më shumë në avancimin e kushteve të shkollimit “, deklaroi para studentëve Davenport, raporton Titulli. Fakulteti-Bujanoc-3 Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit ka shprehur shqetësimin e  tij lidhur me funksionimin e këtij fakulteti dhe mungesën e një objekti adekuat si dhe mungesën e kuadrit vendor profesional dhe atij të administratës. “I bëjë thirrje të gjithë atyre që po mundohen ta pengojnë funksionimin e këtij fakulteti të na bashkohen në udhëtimin tonë për ta ndërtuar një perspektivë të ndritshme për qytetarët e komunës së Bujanocit dhe më gjerë’”, është shprehur i emocionuar Arifi. Arifi deklaroi se buxheti komunal ndan 50 mijë euro çdo vit dhe se që nga viti 2002 Bujanoci është duke u munduar të ofroj kushtet për shkollim të lartë. Nga ana tjetër shefi  i OSBE-së Peter Burkhard tha se “të gjithë së bashku do të punojmë që Bujanoci të përmirësojë kushtet e shkollimit të lartë. Muhedin Fijuljanin, sekretar  në ministrinë arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë në Serbi përcolli porosinë tek studentët se çdo vit po përmirësohen metodat e shkollimit që e bënë studimin më të lehtë dhe më të avancuar. Edhe kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë ,Bujanoc  dhe Medvegjë Zoran Stankoviq tha se ai do të vazhdoj të mbështesë funksionimin e këtij fakulteti duke ofruara edhe kushte më të mira të infrastrukturës. Fakulteti-Bujanoc-1 Mirëpo edhe studentët janë shprehur të kënaqur me ecurinë e ligjëratave për arritjen e dijës në këtë universitet dhe kanë kërkuar që të punohet më shumë në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës. Fakulteti Ekonomik në Bujanoc është degë e Fakultetit Ekonomik të Suboticës pranë Universitetit të Novi Sadit dhe ka të regjistruar afro 260 studentë, ku gjysma e tyre janë shqiptarë dhe të tjerët janë serb dhe rom. Kjo paralele në Bujanoc është i hapur në tetor të vitit 2011dhe ligjëratat zhvillohen në gjuhën shqipe dhe atë serbe, ndërsa kuadri akademik shqiptar vjen nga Universiteti i Tetovës me të cilin Universiteti i Novi Sadit ka bashkëpunim të ndërsjellë./Titulli.com/
Ura e "Komandant Lleshit" do të zgjerohet (video)
Haxhinjt e Preshevës pajisen me pasaportat e reja, gati për në haxh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration