Arifi: Infeksioni i hundës, problem gjatë sezonit veror në Bujanoc
Lokale

Arifi: Infeksioni i hundës, problem gjatë sezonit veror në Bujanoc

09.Jun.2017 08:54
0
Ndryshimi i temperaturave ndikon edhe tek të rriturit e sidomos stina e pranverës në të cilën probleme më të theksuara mund të kenë personat që kanë alergji të ndryshme.

Otorinolaringologu në shtëpinë e shëndetit në Bujnoc, Bekim Arifi tregon se gjatë kësaj kohe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut rritet si tek të rriturit po ashtu tek të moshuarit dhe fëmijët.

Arifi për portalin Titulli.com shpjegoi se problemet më të theksuara të stinës së pranverës janë kryesisht infeksionet e hundës si organi më i ndjeshëm në këto kohë me ndryshim të temperaturave të kohë pas kohëshme.

“Së pari paraqiten sekrecionet e hundës ujore që zgjatin deri në tri ditë dhe është virale por është e nevojshme të mirën masat e duhura me mjekimin adekuat sepse mund të kaloj në sekret bakterial i cili pastaj kërkon mjekim më serioz me anë të antibiotikëve”, theksoi gjatë bisedës Beik Arifi.

Sipas tij problem tjetër mund të paraqiten temperaturat e larta probleme me frymëmarrjen e që mund të kaloj edhe në vesh e sidomos tek fëmijët për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së tyre.

Ai thotë se me mjekimin në kohën e duhur parandalohet edhe ndezja në mushkëri apo bronhitisi.

Arifi theksoi se stina e pranverës karakterizohet me alergji e cila manifestohet si reaksion e që vjen nga kontakti i alergenëve të jashtme me mukozën e hundës dhe fytit.

“Simptomat e alergjisë janë frymëmarrje e vështirë ngacmimi i hundës, ënjtje kruarje,  teshtitje si dhe rrjedhje të hundës. Mjekimi adekuat kundër alergjisë me barna antihistaminik qoftë peros apo sprej e që janë efektiv për 24 orë ndihmojnë pacientët në zhvillimin e aktiviteteve bnormalisht sidomos atyre që punojnë në objekte kolektive”, deklaroi Arifi.

Arifi u shpreh gjithashtu se alergjia mund të përsëritet sa herë që pacientët mund të ketë kontakt me atë alergenë i cili i krijon probleme me shëndetin./Titulli.com/

 

 

 

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc me aktivitet gjatë Ramazanit
Dërgohet reagimi i parë zyrtar në Ministrinë e Kulturës dhe Informimit (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration