Arifi dorëzon furgonin për personat me aftësi të kufizuara (foto)
Lokale

Arifi dorëzon furgonin për personat me aftësi të kufizuara (foto)

04.Oct.2013 15:35
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka dorëzuar furgonin  me vlerë prej 29.200.00 euro Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku” Një furgon të markës “Peugeot” i ndërtuar enkas për persona me aftësi të kufizuara, sot kanë pranuar si donacion përfaqësuesit nga komuniteti me nevoja. Çelësat e këtij donacioni nga kryetari i komunës i pranoi Afrim Agushi, nënkryetar i Shoqatës Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku” Bujanoc-invalidet-2 Kryetari Arifi me këtë rast tha se iniciativa është marrë vitin e kaluar dhe se ky donacion është i përbashkët me PBILD-in organizate kjo e Kombeve të Bashkuara. “Së pari kemi siguruar lokalin për organizatën e personave me aftësi të kufizuara dhe më pas edhe furgonin i cili ka një vlerë prej 29.200.00 euro”, u shpreh Arifi, raporton Titulli. Bujanoc-invalidet-3 Ai, duke i dëshiruar shoqatës që furgoni i ri t’i plotësoj nevojat e tyre dhe kështu të gjithë personave me invaliditet në komunë të Bujanocit, tha se nga vlera e përgjithshme komuna ka ndarë rreth 18.300.00 euro ndërsa PBILD-i 10.950.00 euro. E kënaqur nga ky donacion u nda kryetarja e shoqatës “Të jetojmë së bashku”, Iliriana Ibrahimi. Bujanoc-invalidet-4 “Jemi të kënaqur si për donacionin njashtu edhe për hapjen e shoqatës. Shprehi mirënjohjen për kryetarin komunës dhe organizatën PBILD që na mundësuan realizimin e një projekti të tillë”, u shpreh Iliriana Ibrahimi. Ajo premtoi ndihmën e saj për personat në nevojë duke thënë se deri më tani këta persona nuk kanë pas një organizatë të tillë në Bujanoc. Para të pranishmëve u bë edhe një prezantim i makinës si dhe funksioneve të saj që mundësonin personat me aftësi të kufizuar shumë lehtë të akomodohen në furgon. Bujanoc-invalidet-5 Afrim Agushi, nënkryetar i shoqatës ishte ai që me “Bismilah” ndezi furgonin duke shpresuar që makina e re t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të kësaj kategorie në këtë komunë. “I jam mirënjohës kryetarit dhe organizatës ndërkombëtare për këtë donacion pasi që diçka e tillë për herë të parë po ndodhë në komunën tonë”, tha me këtë rast Agushi, i cili potencoi se është hapë edhe shoqata ndërsa dokumentet me procedurat e nevojshme janë përcjellë nga administrata komunale. Bujanoc-invalidet-6 Shoqata Humanitare për personat me invaliditet “Të jetojmë së bashku” ka edhe nënkryetarin e dytë Dejkovic Dobri i cili gjithashtu mori pjesë në pranimin e donacionit. Me donacionin e dhënë sot komuna e Bujanocit po kujdeset edhe për një bashkësi me nevoja speciale. Furgoni i ri do të shërbejë edhe për nevojat e administratës nëse është i lirë gjatë kohës që kërkohet./Titulli.com/
Breznica po “zbret” si shpejt...
Destani: Nuk do të ketë regjistrim përderisa nuk kthehet popullata e shpërngulur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration