Arifi: Do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti Fotografi nga profli në Facebook
Lokale

Arifi: Do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti

12.Apr.2022 08:56
0

Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës pasi nga kjo pozitë u shkarkua Ardita Sinani.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar përkrahësit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur bashkëqytetar, shoqëri e familjar,
 
Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë, se do mundohem t'i shtyej përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë.
 
Pasi më është dhënë besimi dhe privilegji për mandatin rrjedhës, fillimisht prej strukturave në të gjitha nivelet të subjektit politik ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM, që unë udhëheq, së bashku me partnerin qeverisës Lëvizjen për Reforma të udhëhequr nga z.Sami Salihu, betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njejtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes.
 
Duke shprehur mirënjohje dhe falenderim, për familjen dhe çdo secilin që ka kontribuar që sot të jemi këtu, jam i bindur se për angazhimin tim dhe punëve të shumëta para nesh, do ta kem mbështetjen tuaj.
 
Rrallëherë gjendet në shoqëri, guximi për Ndryshim, e guximi rrjedh nga dashuria për vendin!
 
Faleminderit Preshevë 
 
Sinqerisht,
 
I juaji, Shqiprimi
Sinani: Faleminderit për përkrahjen, bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration