Arifi: Do të ishte i drejtë shkëmbimi i komunave mes Kosovës dhe Serbisë
Lokale

Arifi: Do të ishte i drejtë shkëmbimi i komunave mes Kosovës dhe Serbisë

08.Sep.2022 07:59
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë për KTV se do të ishte i drejtë shkëmbimi i komunave mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, do të ishte e drejtë që Serbia ta merrte veriun e Mitrovicës, ndërkaq Kosova Luginën e Preshevës. Këtë çështje thotë se e ka parashtruar qysh në fillim të takimit, por ka shtuar se Bislimi nuk i është përgjigjur një kërkese të tillë.

“Bislimi nuk dha përgjigje dhe ndoshta ishte i habitur në atë moment kur e diskutuam. Unë mendoj që ajo është zgjidhja më e mirë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës por edhe për Kosovën. Presidenti Vuçiq gjithmonë e ka përmendur një kompromis e ndoshta e ka menduar një gjë të tillë. Por ai mendon që vetëm një pjesë e Luginës së Preshevës t’i jepet Kosovës dhe ta marrë veriun, por duhet që e tërë Lugina t’i jepet Kosovës.

 

Ai tutje ka shtuar se e vetmja zgjidhje është që e gjitha Lugina t’i takojë trungut të përbashkët, pra të Republikës së Kosovës.

Arifi ka thënë se është optimist se një ditë do të ndodhë shkëmbimi i Preshevës me veriun.

Sipas tij, në këtë drejtim nuk kanë kontaktuar me drejtues serbë.

 

“Këshilli Nacional që është formuar në vitin 2010 ka shumë pak kompetenca dhe nuk besoj që mund t’i zgjidhë problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne nuk jemi takuar me emisarët për dialog, por para një muaji kemi pasur një takim në SHBA me shefin e Gabriel Escobar, ku kemi biseduar për problemet që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Unë jam i bindur që Escobar e di për problemet tona”, ka thënë ai.

Arifi tutje ka shtuar se shqetësuese mbetet ende shpopullimi.

Ai ka thënë se politika e Serbisë por edhe e Vuçiqit nuk ka dallim me politikën që e ka udhëhequr Millosheviqi.

 

Sipas tij, kjo politikë është diskriminuese ndaj shqiptarëve, për çka thotë se e kanë informuar edhe Bislimin në takimin e sotëm.

Ka thënë se përveç forcës, Serbia po i përdorë të gjitha mënyrat kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Është e vërtetë që ka plasaritje mes liderëve politikë në Luginë të Preshevës por kur ka qenë në pyetje interesi i shqiptarëve ne kemi qenë gjithmonë së bashku. Por mungon një strategji nga Qeveria e Kosovës, kjo duhet sa më shpejtë sepse kjo është duke na shkatërruar. Ka pasur përplasje por nuk mund të them se ka përplasje kur është në pyetje interesi i shqiptarëve”, ka thënë ai.

Ambasadori amerikan në Beograd Hill do të dëshironte të shihte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”
Arifi: Edhe shqiptarët në Serbi duhet ta kenë asociacionin nëse formohet për serbët në Kosovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration