
Arifi dhe Salihu vizitë në Tiranë: Përfshirja e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë (foto)
Një delegacion nga komuna e Preshevës, Shqiprim Arifi, sami Salihu dhe të tjerë kanë qëndruar për vizitë në Tiranë dhe janë pritur nga kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Shqiprim Arifi ka shkruar se gjatë takimin me Lindita Nikollën se itheksoi se për ne prezenca e Preshevës sot atje, është tregues i rëndësishëm për mbajtjen e lidhjeve në partneritet politik e më gjerë si dhe dëshmi për marrëdhënie të shkëlqyera mes nesh.
Me ftesë të kryetarit të Bashkisë në Tiranë, njëherit dhe mikut tim, z.Erion Veliaj, qëndruam në Bashkinë e Tiranës për të diskutuar më nga afër për çështjet dhe preokupimet e qytetarëve në Luginë të Preshevës. Rëndësia e përfshirjes së përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë, në Bruksel; Pasivizimi i adresave në mënyrë selektive dhe çështje të tjera të natyrës diskriminuese nga shteti, ishin disa nga temat e trajtuara në takim. Me theks të veçantë, diskutuam mbi vënien në funksion e Fondit Kombëtar të Solidaritetit si dhe për projekte të rëndësishme për qytetin e Preshevës, për të cilët morëm mbështetje në nivel bashkiak", ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.





