Arifi dhe Pajaziti në Zvicër do të flasin për problemet e Bujanocit dhe Preshevës
Lokale

Arifi dhe Pajaziti në Zvicër do të flasin për problemet e Bujanocit dhe Preshevës

18.Jun.2018 17:58
0
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi së bashku me kryetarin e degës së kësaj partie në Bujanoc, Arbër Pajaziti do të qëndrojnë për një vizitë në Zvicër.

Të dy përfaqësuesit e APN-së para bashkëatdhetarëve të këtij rajoni do të prezantojnë gjendjen e tanishme në komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

“Ju njoftojmë se më datë 23 dhe 24 Qershor bashkë me kryetarin z. Shqiprim Arifin do të jemi në Zvicër, ku së bashku do të ju njoftojmë për projektet e filluara në komunë të Preshevës, e që kanë ndikim pozitiv edhe për bashkatdhetarët tanë, si dhe do të ju njoftojmë për situatën aktuale në komunën e Bujanocit nga perspektiva e opozitës”, thuhet në njoftimin e Arbër Pajazitit.

Më poshtë keni agjendën e planifikuar për Zvicër:

E Shtunë, 23.06.2018, ora 17:00 – 19:00 - Biker Club, Grassbäustr. 5, 9430 St. Margrethen

E Diel, 24.06.2018, ora 15:00 - Vizitë tek Xhamia e Glarusit, Kleinzaun 1, 8754 Glarus

E Diel, 24.06.2018, ora 19:00 - SH.M.SH. „Atdheu“, Chriesilöserstr. 52, 7310 Bad Ragaz

Hoti: Ska ndarje të Kosovës pa Sanxhakun dhe Luginën e Preshevës
PD: Qeverisja lokale e Bujanocit në vitin 2017 shpenzoi mbi 20 mijë euro për derivate (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration